Një ngjarje e rëndë është shënuar në Grëqi pasi një zjarrfikës i cili ishte jashtë shërbimit, ka dalë vullnetarisht për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Korinth, por ka pësuar atak kardiak.
Zjarrfikësi është transportuar me urgjencë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Më herët gjatë ditës së sotme tre zjarrfikës të tjerë u plagosën gjatë një operacioni. Zjarrfikësit janë dërguar në spitalin e Korinthit me lëndime të lehta dhe djegie të lehta.
Konkretisht bëhet fjalë për një zjarrfikës me lëndime traumatike nga rrëzimi, një tjetër me krahun e thyer dhe një me djegie të lehta në dorë dhe fytyrë.
Diskutime rreth kësaj post