Prokurori i Krimeve të Rënda Gentian Osmani ka kaluar me sukses Vettingun dhe është rikonfirmuar në detyre.
Komisioni i përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Pamela Qirko vendosën sot rikonfirmimin në detyrë të Osmanit pas seancës dëgjimore zhvilluar ditën e hënë.
Osmani e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në vitin 2014 ai është komanduar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe një vit më vonë ai është kthyer në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Osmani është një ndër 3 prokurorët e Krimeve të Rënda që kërkoi arrestimin e Tahirit. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post