Euronews Albania ka publikuar një dokument jo zyrtar ku bën me dije se nëntë shtete të Bashkimit Europian janë mbledhur së bashku dhe kanë propozuar hapa konkretë për përmirësimin e procesit të zgjerimit dhe integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor.
Në dokument thuhet se ndryshe nga Franca ata mbështesin idenë se anëtarësimi është qëllimi përfundimtar.
Propozimet e nëntë vendeve të BE-së janë:
– Struktura më e mirë për kapitujt 23 & 24 për sundimin e ligjit
BE dhe Shtetet Anëtare duhet të ofrojnë më shumë mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
-Të nxitet përparimi në secilin grup të kapitujve përmes stimujve më të fortë që krijojnë përfitime më të qarta për qytetarët
-Stimujt politikë duhet të përfshijnë: takime të Këshillit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor pjesëmarrja e shtuar në takimet joformale të Këshillit
-Iniciativa efektive financiare, më shumë mbështetje financiare për rajonin, bashkëpunime të ngushta me institicionet financiare ndërkombëtare.
– Komisioni të prezantojë implementimin e direktivave të BE në secilën fushë në mënyrë që të lehtësojë një konsensus më të gjerë për vlerësimin e reformave
p.sh. përmes një tabelë rezultati, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.
-Vlerësimi i reformave të realizohet duke përfshirë shoqërinë civile, parlamentarët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor
-Komunikim i përmirësuar i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor dhe me qytetarët e tyre.
-Qeveritë e BE-së gjithashtu duhet të bëjnë një përpjekje më të madhe për të shpjeguar përfitimet e zgjerimit për qytetarët e tyre.
Diskutime rreth kësaj post