Studiuesi Hasan Bello ka publikuar sëfundmi një dokument të rrallë, i cili lidhet me arsimimin e diktatorit Enver Hoxha kur ai ishte i ri.
Bëhet fjalë për një shkresë të Ministrisë së Arsimit gjatë Mbretërisë së Zogut, në të cilën jepen të dhëna mbi të rinjtë shqiptarë që kishin marrë bursa për të studiuar jashtë shtetit
Një ndër emrat e përmendur në këtë shkresë të publikuar nga Bello është edhe ai i Enver Hoxhës, cili do të kthehej në një prej diktatorëve më gjakatar të Europës disa vite më vonë.
Sipas shkresës, Hoxha kishte ngelur katër herë duke bërë që ministria t’ia priste bursën.
Për këtë ai u hakmorr pas ardhjes në pushtet ndaj ish-minsitrit Mirash Ivanaj duke e burgosur në një prej burgjeve më të tmerrshëm të regjimit komunist, ku edhe ndërroi jetë.
Postimi i Hasan Bellos
Enver Hoxha themelues i “precedentit te mediokritetit”.
Në shkresën e më poshtme të Ministrisë së Arsimit, e cila bën fjalë për bursistët shqiptarë që studionin në universitetet europiane ndodhen edhe disa të dhëna për Enver Hoxhën. Ndër të tjera konstatohet se studenti në fjalë kishte ngelur katër herë në të njejtin vit.
Kjo e detyroi ministrin Mirash Ivanaj, një personalitet i jashtëzakonshëm për kontributin që ka dhënë, që t’i ndërpriste bursën.
Një veprim i tillë bëri që pas 1945 diktatori të hakmerrej, duke e burgosur në një nga burgjet më të tmerrshme ku edhe vdiq. Ndërkohë që kater vite si ngelës, Enver Hoxhës, shqiptarët (dhe të huajt) i’a shpërblyen me dyzetë vite pushtet. Kjo bëri që në historinë e politikës shqiptare, ai të krijonte precedentin e mediokritetit.
Sa më injorant të jesh, aq më shumë te do populli, aq më gjatë mund të qëndrosh në pushtet. Një “virtyt” i tillë e shtyu atë dhe të tjerët sot, për t’i hapur luftë inteligjencës, të arsimuarve… deri në elitocid.
Diskutime rreth kësaj post