Dy prokurorët e Krimeve të Rënda kanë përgënjeshtruar gazetarin Flamur Vezaj, i cili në një reagim në Facebook shkruante, se sipas burimeve nga prokuroria, Edi Rama dhe disa deputetë janë të përfshirë në dosjen ‘339”.
Dy prokurorët e kësaj çështjeje, Vladimir Mira dhe Dritan Prençi, pa dhënë informacione për bandat kriminale të përfshira në këtë çështje, kanë përgënjeshtruar Vezajn, duke i konsideruar faktet e pavërteta.
Statusi i Vezajt:
Në rrjetin e përgjimeve në dosjen “339” ose operacionin “VOLVO 4” ka rënë edhe Kryeministrit Edi Rama! Ky lajm konfirmohet nga burimet kofidenciale pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda! Ne dosjen me nr.339 që po hetojnë dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci rezultojnë se janë interceptuar biseda dhe mesazhe të Kryeministrit Edi Rama me ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko!
Keto mesazhe dhe biseda ndodhen në dosje të veçuara! Nuk dihet se çfarë përmbajtje kanë pasi hetuesit ndodhen në fazën e verifikimit të tyre, nëse përbëjnë interes për dosjen ose jo!
Burimet thonë se janë interpretuar edhe mesazhet e ish-deputetit Arben Ndoka me KM Rama dhe deputetë të ndryshëm të shumicës në vend!
Por jo vetem kaq, në dosje ka edhe biseda të ministrave, kreut të grupit parlamentar të PS-së T.Balla e shumë deputetëve të tjerë me dy ish-deputetët. Si dhe biseda të shumta të “supermenit” të bisedave telefonike Vangjush Dako me pjesetarët e grupit të trafikut të drogës!
Ftoj dy prokurorët Mara e Prençi që të reagojnë zyrtarisht me precedentin e njoftimit “Prela” se sa të verteta janë këto informacione të siguruara nga burimet kofidenciale!
#Vazhdoni_transparencen#
Foto:
Diskutime rreth kësaj post