Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mbrojti në mesjavë, nga salla e Parlamentit, shtetasin Agron Xhafaj, i cili është dënuar me 7 vjet e dy muaj në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Fatmir Xhafaj, pavarësisht se është vëllai i të dënuarit, bëri avokatinë nën petkun e ministrit dhe nga vendi ku miratohen ligjet. Pra, ai nuk foli si vëlla, por si ministër, kur iu kundërvu opozitës, e cila, nga ana e saj, duke zbuluar vendimin e dënimit, rrezikon rrëzimin e qeverisë “Rama”.
Ministri i Brendshëm, duke mbrojtur Agron Xhafaj, përmendi faktin se ishin gabime “për shkak të moshës së pafajësisë”. Por, në “moshën e pafajësisë”, maksimumi mund të tolerohen pirja e ndonjë cigare hashash, jo të trafikohen tonelata drogë nga Shqipëria, Italia, Polonia e deri në Amerikën e largët.
“Lajme.al” pos jell të gjithë episode e hetuara dhe të gjykuara nga drejtësia italiane, ku, Agron Xhafaj, në “moshën e pafajësisë”, ka drejtuar organizatë kriminale dhe ka shpërndarë të gjithë llojet e drogave në qytete të ndryshme italiane:
1. Besnik Murataj dhe më tej vëllai i tij, Gramoz Murataj, nga Italia dhe nga Shqipëria kishin rënë dakord me Paolo Lo Sasso, i cili jetonte në SHBA dhe me të cilin bashkëpunonin Frank Morello dhe Antony Morello e të tjerë subjekte, që të financonin një operacion trafikimi heroine nga Shqipëria në drejtim të SHBA-së, nëpërmjet Italisë dhe, në këmbim, do të merrnin kokainë nga SHBA në drejtim të Europës. Marrëveshja ndërmjet subjekteve të hetimit parashikonte fillimisht këmbimin e 50 kilogramëve heroinë me një sasi prej rreth 300 kg kokainë, e cila gjendej gati për t’u transportuar drejt Europës dhe që ishte imbarkuar në një anije në Haiti. Më pas, marrëveshja ishte modifikuar dhe parashikonte furnizimin me 40 kg heroinë, e cila do të paraprihej nga dorëzimi i një kampioni prej një kilogrami nga e njëjta ngarkesë, të cilën Frank Morello, për llogari të Antony Morello dhe Paolo Lo Sasso, do ta merrte në Shqipëri nga Edison Sali, Fadil Papa dhe Altin Maci. Por, Frank Morello u arrestua në Brindizi, sapo kishte zbritur nga udhëtimi prej Vlorës. Për këtë arsye, Besnik Murataj, pas disa ndërmjetësimeve, i siguroi grupit amerikan një kampion të ri, një sasi rreth një kg heroinë. Kjo sasi, e cila u sigurua nga Agron Xhafaj dhe Orges Seferaj, iu dorëzua në Firenze të dërguarit të grupit amerikan nga ana e Orges Seferaj dhe Besnik Murataj
2. Fadil Papa siguronte lëndë narkotike në Shqipëri, duke realizuar edhe transportimin e saj për në Salento (Itali). Pas qëndrimit të përkohshëm në zona të paidentifikuara salentine, lënda narkotike ndahej dhe shpërndahej tek persona të tjerë; në Venezia vepronte Besnik Murataj, i cili, në bashkëpunim me Tomasz Piekarniak i jepte vazhdimisht lëndë narkotike Rino Gerardit dhe Ervin Qezit, të cilët zhvillonin më tej aktivitetin e tyre në zonat e Venezias dhe Trevisos; në Bolonja vepronte Agron Xhafaj (i cili administronte një rrjet në tijin shpërndarësish, në bashkëpunim me Orges Seferaj); në Parma vepronte Altin Maci dhe në Imperia vepronte Edison Sali;
3. Fadil Papa siguronte dhe importonte lëndë narkotike deri në brigjet e Salentos, ndërsa Agron Xhafaj ishte ngarkuar ta tërhiqte menjëherë, duke kërkuar bashkëpunimin e Besnik Murataj.
4. Besnik Murataj zotëronte dhe i jepte Agron Xhafaj, nëpërmjet Tomasz Piekarniak, sasi prej 125 gramë heroinë, për shpërndarje të menjëhershme;
5. Besnik Murataj zotëronte dhe i jepte Agron Xhafaj, nëpërmjet Tomasz Piekarniak, sasi prej 40 gramë heroinë, për shpërndarje të menjëhershme;
6. Besnik Murataj zotëronte dhe i jepte Agron Xhafaj, nëpërmjet Tomasz Piekarniak, një sasi të papërcaktuar hashashi, për shpërndarje të menjëhershme;
7. Besnik Murataj, në bazë të kërkesës së Paolo Lo Sasso, siguroi lëndën narkotike nga Agron Xhafaj dhe Orges Seferaj, që më pas iu dha një agjenti të DEA-s (agjent i infiltruar, i cili i ishte atashuar grupi amerikan që bashkëpunonte me personat e mësipërm)
8. Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj kanë pasur në posedim dhe kanë tentuar t’i japin Rino Gerardi dy kg lëndë narkotike hashash, e cila transportohej nga Orges Seferaj. Por, dorëzimi nuk u realizua, pasi Seferaj u arrestua në flagrancë.
Diskutime rreth kësaj post