Pacientët, të cilët rezultojnë pozitivë me COVID-19, nuk do ta kenë më të nevojshme që të kryejnë dy herë testin për të mësuar nëse e kanë kaluar apo jo sëmundjen. Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, solli në vëmendje dje vendimin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku thuhet se për asimptomatikët do të mjaftojnë vetëm 10 ditë izolim, ndërsa për ata që kanë shfaqur simptoma, dalja nga izolimi do të bëhet pas 13 ditësh.
“Lehtësohen kriteret për nxjerrjen e pacientëve nga izolimi. Vendimi i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shkon në linjë me komunikimin e para disa ditëve, kur eksponentja shkencore e OBSH-së, Van Kerkhove, deklaroi se asimptomatikët e transmetonin ‘shumë rrallë’ virusin. Të nesërmen OBSH-ja tha se mesazhi ishte kuptuar gabim dhe u tërhoq sërish. Cilat janë ndryshimet në kriteret e reja për të dalë nga izolimi? Nuk kërkohen më dy tamponë negativë për SARS-CoV-2 për të dalë nga izolimi.
Për pacientët simptomatikë: dalja nga izolimi 10 ditë pas nisjes së simptomave, plus të paktën 3 ditë shtesë pa simptoma (pa temperaturë dhe pa simptoma respiratore). Për rastet asimptomatike: dalja nga izolimi 10 ditë pas testimit pozitiv për SARS-CoV-2″, – ka bërë me dije doktori në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post