Kur të gjithë banorët u njohën me misionin që Luizi kishte nga Vëllai i Madh për të futur në “kurth” Kiarën me idenë që ai nuk kishte më interes për të, Efi shprehu habi, pasi sipas saj, kishte disa ditë që e kishte kuptuar se diçka mes tyre nuk shkonte.
Pas “Prime” ajo bisedoi me Dean në oborr dhe tha se ishte matur disa herë të bisedonte me Kiarën, por ishte tërhequr pasi kishte frikë nga reagimi i saj.
Sipas Efit, Kiara pak ditë më parë i kishte thënë asaj se kishte hyrë në Big Brother për të përçarë çiftin dhe pikërisht kjo gjë, e stepi atë që mos ta pyeste se çfarë po ndodhte mes saj dhe Luizit.
Pavarësisht zënkave mes tyre, Efi tha se Kiarën as nuk e urren dhe as nuk do ta shohë keq dhe se e vetmja gjë që dëshiron është që ta shohë atë të lumtur.
Diskutime rreth kësaj post