Dogana mbledh 67 milionë euro më shumë se në 2015
Dogana e Kosovës deklaroi sot se, “është duke vazhduar me performancën e jashtëzakonshme në mbledhjen e të hyrave, edhe gjatë muajit qershor 2016”.
“Është arritur të mbahet trendi pozitiv që nga fillimi i vitit, derisa krahasimi me vitin e kaluar tregon që kemi mbi 67 milionë euro më shumë se në 2015-ën”, thekson deklarata e sapodërguar.
Bëhet e ditur se, deri tani Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë 429,6 milionë euro, derisa për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte 362,4 milionë.
“Këto suksese i atribuohen tërësisht reformës së filluar në vitin 2014, tanimë janë duke u parë efektet e saj pasi që Dogana është shndërruar në një administratë moderne, që përshtatet me nevojat e biznesit dhe sfidat”, vlerësohet në deklaratë.
Dogana e Kosovës në 16 vite ekzistencë asnjëherë nuk kishte arritur të tejkalonte shifrën prej 1 miliard euro të grumbulluara.
“Ndërsa, trendi aktual i të hyrave tregon qartë se në vitin 2016 ne do të mbledhim mbi 1 miliard euro”, shprehet Dogana kosovare.
Diskutime rreth kësaj post