Moderatorja Ori Nebijaj ka reaguar për herë të parë, në lidhje me lajmet që qarkullojnë se ajo do të jetë zëvendësuesja e Grida Dumës si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, pas dorëheqjes së kësaj të fundit.
Nëpërmjet një postimin në Intagram, ajo shprehet se çështja e mandatit të deputetes është rikthyer në vëmendje, por asaj i duhet kohë për ë peshuar zgjedhjet. Ajo shprehet se në momentin e parë që u përfshi në politikë, pati kohën e duhur për t’u angazhuar në fushatë me gjithë zemër, e jo vetëm për t ë mbështetur forcën e saj politike. Ajo shton se do duhet të marrë parasysh besimin që i kanë dhënë njerëzit që e besuan, por dhe kontratën e lidhur me punën e saj.
Do zërë vendin e Grida Dumës si deputete apo do vazhdojë.
Kujtojmë se Ori Nebijaj garoi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 me Partinë Demokratike, megjithatë ajo nuk arriti të fitonte një vend në Parlament. Me dorëheqjen e Grida Dumës, vendi i takon asaj, sipas listës përfundimtare nga zgjedhjet.
Aktualisht, Nebijaj është e nagzhuar si moderatore në emisionin “Për’Puthen” në ekranin e Top Channel, teksa më herët ka drejtuar emisionet “Wake Up” dhe “Pushime on TOP”.
Diskutime rreth kësaj post