Presidenti Ilir Meta është pyetur nëse në zgjedhjet e 25 prillit do të votojë për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi që është drejtuesja e LSI-së.
Meta tha se nuk e tregon dot votën.
Pjesë nga intervista për Opinion
Do votoni për Kryemadhin?
Meta: Nuk e them dot për kë do votoj. Por jam që t’i qëndrojmë besnik Kushtetutës së ’98. Mos t’i shërbejmë oligarkisë. Kush shet votën trafikon vajzën e tij. Nuk dua të mbetem vetëm unë këtu dhe të mësoj gjuhën e Bangladeshit. Kjo Rilindja e re, kjo thotë që problem është shqipja. Po e deshi populli Ramën nuk ka asnjë problem. Unë nuk shikoj asnjë shans për një mandat të tretë. Më bind paniku që ka Edi Rama. Në ’94, mbaj mend sesi bëheshin mitingjet e Berishës sepse një pjesë shkonin të detyruar. Dhe e dimë rezultatin. Nuk bëhet dashuri me pahir, duke mirëkuptim nga dy anët.
Diskutime rreth kësaj post