Mbledhja e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku po diskutohet akti normativ për rimbursimin çmimeve të kompanive për punët publike u shoqërua me debate të ashpra midis kryetares së komisionit Grida Duma dhe përfaqësuesve të maxhorancës.
Ishte kryetarja Duma e cila risolli në vëmendje abuzimet miliona euro të rrugës Kardhiq-Delvinë, ndërkohë që sipas saj qytetarët ankohen se nuk po marrin bonusin e të pastrehit.
“Në këtë çast mua më shkruajnë dhe më thonë që thuaji atyre zotërinjëve që i japin rrugën Kardhiq Delvinë miliona euro, ne nuk marrim dot bonusin e pastrehë që na paguajnë 50%. Ky është shqetësimi”, tha Duma.
Zv.ministri i infrastrukturës Ilir Bejtja: Mos e bë konferencë për shtyp!
Po vazhduat kështu do vejë keq kjo punë
Grida Duma: Do bllokohet mbledhja! Nëse ju kanë dhënë urdhur të bëni zhurmë do bllokohet mbledhja.
Grida Duma ka akuzuar mazhorancën se me paratë e buxhetit të shtetit po kompenson kompanitë që janë rankuar si oligarkë dhe ka harruar qytetarët që po përballen me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve.
“Po përdorni paratë e buxhetit për të kompensuar kompanitë që janë rankuar si oligark. Kush janë kompanitë që fitojnë. Dhe ku bazohet që propozohet me VKM që të kompensohen disa kompani dhe cilat jo.
E dyta ju thoni se janë rritur por rruga Kardhiq-Delvinë nisi me 50 dhe përfundon me 180 milIonë. Këto janë kompani që marrin 99.9 të fondit limit.
Ndërkohë vezët, vaji është rritur 200% por ju nuk i shpërndani lekët për qytetarët. Ne me 400 milion euro shtesë nga nga taksat ne ja çojmë Gjokës e Salillarit. Ka shkuar shteti që tu thotë se e ke në kontratë marzhin e rriskut. Po kur ulen çmimet i kërkoni ju lekë?”, tha ajo.
Anti kushtetuese gati, që të bëhet një akt me prapaveprim. Keni shkuar ndonjëherë të kërkoni lek se ka qenë çmimet e ulta?
Diskutime rreth kësaj post