Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj paralajmëroi mbrëmjen e sotme hetimin dhe arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha
Në një intervistë me Pranvera Borakajn, Gjonaj e akuzoi si të përfshirë në korrupsion dhe vrasjet e 21 Janarit.
“Ndëshkueshmëria ka të bëjë me krimet, jo vetëm siç ishte 21 Janari, por edhe krime që lidhen me pjesën e korrupsionit të ndëshkoheshin. Dhe SPAK si një institucion i posaçëm kishte dhe ka këtë detyrë. Pritshmëria është që drejtësia të thotë fjalën e saj dhe të marrë nën hetim të gjithë personat, edhe ata që janë shpallur ‘non-grata’, për krimet që kanë kryer në këtë vend, që nga vrasjet, tek korrupsioni shpërdorimi i detyrës apo lidhjet e tjera që kanë pasur. Shumë akuza janë për Berishën, shumë çështje kanë shkuar në prokurori e besoj se do u vijë radha shumë shpejt”, theksoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post