Një grua 37 vjeçe nga Tirana ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, të cilin e akuzon se e ka kërcënuar disa herë nga qelia e burgut.
37-vjeçarja me iniciale L.H. ka thënë në polici se bashkëshorti i saj L.D, 53 vjeç, edhe pse në burg, ka siguruar një telefon dhe me të e ka kërcënuar me vrasje.
Burri ndodhet në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg” dhe se kërcënimi ndaj bashkëshortes të jetë kryer për motive të dobëta.
JA NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 28.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.D, vjeç 53, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg“ në IEVP Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur për vrasje bashkëshorten L.H vjeç 37, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post