Papa Françesku përsëri është kthyer në qendër të vëmendjes së medieve botërore pas shuplakës që i dha në dorë një besimtareje natën e Vitit të Ri.
Papa u takua me besimtarë dhe pelegrinë në sheshin Paolo VI, pas dëgjesës së përgjthshme. Mes tyre ndodhej edhe një murgeshë afrikane, shumë entuziaste që donte të takonte Papën. Ai e pa murgeshën shumë të emocionuar dhe i tha: Kam frikë! Do të të jap puthjen, por rri qetë, mos më kafsho” tha ai me shaka dhe pastaj e përqafoi.
Situata normalisht ishte sarkastike pas incidentit që ndodhi në natën e Vitit të Ri ku ai u tërhoq nga dora nga një besimtare në sheshin “Shën Pjetri” dhe për pak u rrëzua. Ai iu rikthye i indinjuar asaj duke e goditur me shuplakë në dorë që ta lëshonte. /Express/
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post