Meteorologu i “Meteoalb”, Hakil Osmani shprehet se nga dita e enjte reshjet do të pakësohen.
Sipas tij, e hëna do të ketë më shumë kthjellime se reshje, ndryshe nga fundjava që lamë pas.
“Dita e martë dhe dita e mërkurë do të ketë vranësira më të shpeshta. Do të ketë shtim të lagështirës në ajër, çka do të bëjë që të ketë reshje shiu përgjatë zonave lindore dhe pjesërisht gjatë pjesës së ulët.
Herë pas here, në zonat lindore, në verilindje dhe juglindje pritet të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra, ndërsa zonat bregdetare do të mbeten në dominimin e motit të qëndrueshëm, edhe pse vranësirat do të jenë disi më të shpeshta në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës”.-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post