Deputeti Myslim Murrizi në një intervistë për emisionin Repolitix foli mbi Reformën Zgjedhore dhe lëvizjen e re politike që do të krijojë së bashku me deputetët e rinj për zgjedhjet e 2021.
Sipas tij liderët e partive kryesore në vend kanë pazare të vjetra me njeri- tjetrin.
“Për sa i përket situatës aktuale unë nuk shoh prishje pazaresh me këta politikanë. Në fakt prej vitesh Shqiptarët nuk zgjedhin. Qytetarët duhet të kenë përfaqësuesit e tyre. Raporti KQZ-së thotë që 56 parti nuk dihet ku janë. Ata që rrinë në kuvend janë punëtorë të Ramës, Bashës ose Lsi-së. Këta lider kanë hallin të jenë në pushtet nuk kanë merakun e shqiptarëve. 213 mijë vota në 2009 janë ndarë mes PD-së dhe PS-së. Ka disporpocion me votën, ky është problemi kryesor, por Basha nuk flet kurrë për këtë gjë.
Po ju them sot që në vitin 2021 do të më kenë përballë… Do krijojmë lëvizje të re me grupin e deputetëve të rinj. Te kjo lëvizje nuk do kandidoj asnjë kandidat pa marrë vërtetim që nuk ka lidhje me të kaluarën komuniste. Sepse që nga viti 2008 erdhën kriminelë dhe llum në parlament. Ne kërkojmë barazi. Në fakt, unë kam kopjuar ligjin e propozuar nga Spartak Braho, që e propozoi vetëm për Agron Tufën, ndërsa unë e mbështes për të gjithë në parlament, qeveri bashki etj. Ky ligj do të shqyrtohet shumë shpejt”, – përfundoi deputeti.
Diskutime rreth kësaj post