Socialistja Mimi Kodheli e cila kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në listën e Tiranës, nuk arriti ta thyente herësin për t’u futur në Kuvend. Mirëpo dorëheqja e Najada Çomos, i hap rrugë Kodhelit që të futet në Kuvend.
Sipas Kodit Zgjedhor dhe në përmbushje të nenit 164, me largimin e një deputeteje grua, në Kuvend e zë vendin një grua tjetër e cila ka më shumë vota preferenciale nga kandidatët e tjerë për deputetë. Kështu ajo që ka më shumë vota poshtë listës fituese është Mimi Kodheli.
Kodheli u shpreh në emisionin “Breaking” se e mirëpret rikthimin e saj në parlament, ndërsa paralajmëron se do jetë pjesë aktive e politikës.
Rikonifirmimin si anëtare e Kryesisë së PS, në një kohë që nuk ka post, Kodheli e quan një vlerësim të madh.
“Besoj se do jem në parlament. Falenderoj anëtarët e Asamblesë Kombëtare që më votuan në Kryesinë e PS-së. Është e njëjta përgjegjësi për mua. Por rikonfirmimi edhe kur nuk je pjesë e qeverisjes, mbetet vlerësim i madh. Do jem pjesë aktive e politikës. Kam për të thënë dhe dhënë”, – tha Kodheli.
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se do vazhdojë edhe punën si zv. presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
“Për momentin do vazhdoj të jem zv.presidente e Asamblesë Parlamentaret ë NATO-s. Për mua është një nder. Është një ndër detyrat më të larta”, – tha Kodheli.
Diskutime rreth kësaj post