Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh deri më tani duhet të ishin ndërruar 9 deputetë nga 182. Sipas Kryemadhit ligjet dhe projektligjet që kanë kaluar në këtë Kuvend janë nul dhe të gjitha do të rikthehen prapa në parlamentin tjetër.
Pjesë nga intervista
Pra nëse Gjykata Kushtetuese do ta quante nul djegien e mandateve, në këto kushte sërish opozita nuk do të kthehej në Parlament?
Jo do të fillojë procedurën nga fillimi sepse asnjëri nga gazetarët dhe nga mediat nuk është marrë. A e dini ju që deri sot Parlamentit duhej t’i ishin ndërruar vetëm 9 deputetë nga 182?
Ka një problem në procedurë?
Sigurisht. Sepse Komisioni I Verifikimit të Mandateve, mazhoranca i kishte, 74 vota që të shkarkonte Z. Viktor Tusha apo Z. Oerd Bylykbashi dhe të emëronte Rudina Hajdarin, të emëronte Lefter Kokën, të emëronte Z. Murrizi, të cilët ishin nga të njëjtat parti politike që mund të ishin anëtarë të këtij komisioni dhe duhej të thërrisnin deputetët një nga një dhe çdo deputet digjej në 30 ditë. Pra, digjej deputeti I parë I listës së parë të Shkodrës, kalonte një muaj dhe pastaj digjej deputeti I dytë e kështu me radhë. Kështu që edhe e dëmtonte opozitën Z. Rama por sigurisht nuk donte ta dëmtonte opozitën sepse kishte halle të tjera. Të gjitha ligjet dhe projektligjet që janë kaluar janë nul. Sado që të kenë efekte të tjera, kështu që çdo koncensione, ligjit të teatrit, ligji për dividentin, të gjitha gjërat e tjera janë ligje të cilat janë nul dhe do të rikthehen prapa në Parlamentin tjetër.
Diskutime rreth kësaj post