Kryeministri Edi Rama pritet që ditën e sotme të prezantojë paketën speciale Anti-KÇK, ku në fokus do të ketë goditjen e krimit të organizuar dhe pasurive të tyre, duke përfshirë edhe kriminelë të rrezikshëm, të cilët përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, kanë mundur që t’i shpëtojnë drejtësisë.
Ndërkohë që pritet të prezantohet paketa e shumëpërfolur kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën si zakonisht duke na uruar mirëmëngjesi me objektivat e qeverisë që ai drejton. Sipas kryeministrit Rama në qendër të Buxhetit 2020 do të jenë studentët.
Diskutime rreth kësaj post