Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë e një krijimi të një lëvizje të re politike, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD.
I pyetur nëse ky vendim ishte një marrëveshje e fshehtë Rama-Basha, Berisha tha se tashmë kemi përballë ujkun dhe jo më gjurmën.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: A do të krijojë Berisha një lëvizje të re politike?
Berisha: Të sigurojë se Berisha do të bëjë gjithçka me çdo demokrat për të rivendosur sovranitetin e PD, që sot Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen ara se ta shkelmonte në këtë mënyrë.
Gazetari: Kur Lulzim Basha për 8 vjet zhduku një nga një figurat e PD, ju heshtët, sot ju erdhi juve radha?
Berisha: Sali Berisha ndenji në një anë sepse nuk ka dashur të Për të gjithë vendimit ja kamë dhënë disaprovimin tim.
Gazetari: Besoni në marrëveshje të fshehtë Rama-basha?
Berisha: Ne kemi përpara ujkun jo gjurmën.
Diskutime rreth kësaj post