Këngëtarja Elvana Gjata, ka sqaruar se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës, ku shprehet; “Nuk konkurroj këtë vit për Eurovision”, ishte faqja “Eurovision Kosovo” që shkroi përmes një postimi se nga burime jo zyrtare, kishte mësuar se ajo dhe Dhurata Dora synonin Eurovisionin.
Dyshimet u shtuan pasi menaxheri i Dhuratës, Ilir Balija i bëri “like” këtij postimi, veprim që u mor si një konfirmim për duetin e tyre.
Kujtojmë që Elvana mori pjesë në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës, vit që u shoqërua me polemika pasi ajo u rendit në vendin e dytë pas Arilena Arës.
Ajo ishte një ndër pretendentet më të mëdha për fitoren.
Emri i saj si fituese e festivalit ishte lakuar për faktin se kënga me të cilën konkurroi “Me tana” u prit shumë mirë, ndaj fakti që u rendit e dyta, ishte një surprizë për të gjithë.
Diskutime rreth kësaj post