Gazetarja Klodiana Lala paralajmëroi se të dielën nuk pritet që situata të jetë problematike. Ajo u shpreh se shqetësimi më i madh do të jetë pas 25 prillit. Sipas Lalës, votimi i kandidatëve ndryshe nga zgjedhjet e tjera do të sjellë probleme.
“Situata nuk do të jetë problematike ditën e zgjedhjeve. Problemin e shoh pas zgjedhjeve. Debati për preferencialët do të jetë i madh. Mund të jenë kandidatë nga fundi që për 10 vota mund të hynë në Kuvend, këtu do të jetë problemi i madh. Unë i bëj thirrje qytetarëve që do të votojnë që të mos intimidohen”, – u shpreh Klodiana Lala për News24.
Diskutime rreth kësaj post