Ish-deputeti i opozitës, Myslim Murrizi paralajmëron se në Kuvend do të ketë dorëheqje të tjera. Jo vetëm kaq, por Murrizi tha se ky është një Kuvend i inkriminuar ende pa filluar.
“Siç ka nisur ky Kuvend me pesë dorëheqje unë shoh se do të ketë edhe të tjera. Ndryshe nga se na u paraqit në fushatë si elitar është Kuvend që ka probleme, ka reklamuar inkriminimin e tij ende pa filluar në datën 10. Nga informacionet që kam unë nga data 11 prill në 25 prill në bankat e nivelit të dytë janë lëvizur mbi 134 milionë euro.
Më shumë sesa ndjesa për djegien e mandateve kam përshtypjen se Bashën e shqetëson një problem edhe më i madh, raporti që duhet të vendosë me PD personal dhe me Berishën në raport me PD.”, – u shpreh Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post