Kryeministri Edi Rama, tha se do të fillojë rindërtimi duke futur në shtëpi familjet më me pak të ardhura të cilët jetojnë në çadra. Ai ka ndarë projektet shtëpitë e reja që do të ndërtohen në Thumanë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Rilindja e epiqendrës së tragjedisë do të jetë shembull rrezatues i Shqipërisë që duam për fëmijët tanë.
Nisim me Thumanën takimet në komunitetet e prekura, për të paraqitur projektet, shpjeguar proceset e Rindërtimit dhe vazhduar të jemi bashkë, me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin”, tha Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post