“Big Brother” është gati të nis dhe siç është zbuluar nga krijuesit e këti reality shoë ai do të startojë në fillim të tetorit. Por këtë herë banorët e shtëpisë së BB do të jenë fytyra publike dhe të njohura të ekranit shqiptar dhe kjo e ka bërë mjaft kurioz publikun për emrat që do të marrin pjesë.
Deri më tani janë përfolur shumë emra si të përzgjedhurit e këtij edicioni, ndër të cilët edhe ai i Robert Berishës.
Në një prononcim për “Reporteri.net“, këngëtari ka pranuar se ka marrë ftesë nga ana e produksionit, por e ka të pamundur pjesëmarrjen.
“E vërteta është se kam marrë ftesë nga ta. Për shkak të emisionit tim nuk mund të marr pjesë tre muaj. Kushtet më janë ofruar të gjitha por nuk kam shanse të jem pjesë e BB VIP”, u shpreh Roberti.
Ndërkohë më herët nisur nga videot misterioze të publikuara nga produksioni i emisionit, në rrjet përflitet se disa nga konkurrentet që do të jenë pjesë e këtij “reality show”, të cilat janë Ema Andrea, Sheila Haxhiraj, Albërije Hadërgjonaj.
Diskutime rreth kësaj post