Ish-Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa, ka reaguar ashpër një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen penale ndaj deputetit socialist, Spartak Braho.
Në “Facebook”, ai u shpreh se shumë shpejt në gjykatë do të ketë padi të reja edhe më të rënda kundër socialistit.
Tufa shkruan:
“Le të ngazëllejë për pak gazeta “Transheja e kuqe”, organ i ish-Sigurimit, veglave të tij dhe qenefeve komuniste-enveriste për pushimin e padisë ndaj Braho & co, me shkak procedurat. Së shpejti do të ketë depozitim për një sërë padish të reja edhe më të rënda, në shkallë të gjerë.
Mos t’i rrejë mendja për tërheqje! Jam qytetar dhe do të respektoj ligjet, derisa të bëhet funksional shteti ligjor. Nuk do të mund të më fshihen dot në të drejtën time të ligjshme para drejtësisë!”.
Diskutime rreth kësaj post