Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se përmes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në vend do të vihet drejtësia.
Sipas tij në sitë do të shkojnë ata që kanë pasur pozitë të lartë shtetërore dhe do ti nënshtrohet hetimit të gjithë përfshirë edhe vetë ai.
“Në sitë do të shkojnë të gjithë, se kë kap është punë tjetër. Çdo ministër do të shkojë në sitë. Çdo njeri që ka pasur pozitë të lartë shtetërore do ti nënshtrohet hetimit, përfshirë edhe unë se kam qenë ministër. Duhet të provojnë se paratë që kanë janë të tyret. Kë do kapi rrjeta… që do kapi shumë rrjeta atë e dinë edhe pulat, se ato pallatet që janë ndërtuar etj, por nuk janë të gjithë kështu.
Deri më tani mund të kishim dyshime, këtë herë politika amerikane ka deklaruar se Reformën në Drejtësi në Shqipëri e drejtojmë ne. Është arbitër ndërkombëtar. Shqiptarët nuk e besojnë se këta do të vënë dorë tek pronat e vjedhura të tyre por unë i garantoj shqiptarët që këta do ti marrin pronat e vjedhura të tyre. Ata që ngelen në rrjetë do ti nënshtrohen procesit penal”, tha Spartak Ngjela në Fax News.
Diskutime rreth kësaj post