“Në këtë vigjilje të Vitit të Ri, dua t’ju uroj nga zemra shëndet, mbarësi dhe çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja.
Ky vit ishte një vit i vështirë, tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë njerëzish duke na dërrmuar shpirtërisht …dhe kjo është koha për t’u ngritur të gjithë bashkë. Ky solidaritet i jashtëzakonshëm i treguar nga shqiptarët kudo, në çdo anë, këtu dhe jashtë kufijve, por edhe puna e jashtëzakonshme e heronjve tanë, Forcave të Armatosura, policëve, mjekëve, zjarrfikësve, shqiptarë dhe të vendeve mike, na tregoi se shpirti njerëzor mund të ngrihet mbi rrënojat dhe 2020-ta mund të jetë viti i rindërtimit.
Çdo krizë është edhe një mundësi!
Dhe është kjo ajo që na motivon dhe na bën të ecim përpara të gjithë bashkë. Më shumë dashuri për njeri-tjetrin, më shumë mirëkuptim, më shumë tolerancë, më shumë mbarësi. Nga zemra për Ju dhe familjet Tuaja uroj që të keni të gjithë të mirat dhe gjithçka keni dashur në 2020-ën.
Bashkë si shoqëri ne do të gjejmë rrugën për t’u ringritur më të fortë dhe më të mirë. Gëzuar!” – uron Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post