Adriana Kalaja, kandidate në primaret e Partisë Demokratike, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ku ka bërë një deklaratë të fortë.
Kalaja tha se nëse bëhet kryetare e Bashkisë së Tiranës, një nga objektet që do të shembë është shtëpia e Edi Ramës në Surrel, sepse sipas saj, është pa leje.
“Kjo është një deklaratë që mund të duket pak e fortë. Përmban simbolikën që do të pastrosh mafian e betonit me tritol. Por, bazohet edhe në dispozita ligjore. Do të filllojmë me sarajet e kryeministrit në Surrel.
Prona mbi të cilën është ndërtuar shtepia e Ramës është pronë e grabitur. Është bërë një manovër. Është gjetur një banor i zonës, që ka pretenduar se i ka humbur çertifikata. Kur përmend fjalën tritol njerëzit thonë çfarë është kjo, do të bëhet luftë? Unë kam prova që kjo pronë është grabitur. Ka filluar edhe një proces gjyqësor nga prefektura, për të thënë që këtë pronë nuk duhet ta merrte filani por duhet ti kthehej shtetit.
Kur u mor vesh që është Lindita Rama pas kësaj prone… Në moment që prona është marrë mbi një dokument të falsifikuar edhe leja e ndërtimit mbi këtë pronë shpallet nul.
Në moment që leja shpallet nul, kjo ndërtesë është pa leje. Çfarë parashikon ligji? Shembjen.
Shefqet Kastrit do t’ja shembim. Nuk kam fare kompleks. Zoti Kastrati mund të ketë bërë 100 ndërtime, por ato që janë kundërshtim me ligjin do të shemben.
Ai i Arlis ndërtim do të shkojë edhe për kallëzim penal.
Unë flas për të gjithë nuk kam kompleks”, tha ndër të tjera Kalaja.
Diskutime rreth kësaj post