Mediat ditën e sotme kanë vrarë mendjen nëse Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të shkojë në Samitin e Diasporës, i cili ndodhet në Tiranë ku është i ftuar edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Përgjigjen Basha ka vendosur ta japë me një postim në rrjetin social Facebook ku shkruan se ndaj diasporës kanë një borxh të madh, ndërsa thekson se ai nuk mund ta pranojë kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi Evropën me azilkërkues.
“Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit.
Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim krahëhapur mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë” shkruan Basha. /albeu
Diskutime rreth kësaj post