Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimimeve dhe të Sanksioneve ka denoncuar gjatë seancës së ditës së sotme se vëzhguesja e Partisë Socialiste Joana Melëngu ka kërcënuar vëzhguesin e Partisë Demokratike, pa thënë emrin e këtij të fundit.
Pjesë nga debati:
Marash Logu: Sot dhe ditën e djeshme në tavolinën e numërimit shtetasja Joana Melëngu vëzhguese e PS-së, kryetare e njësisë administrative nr.2 në Berat ka kërcënuar një vëzhgues të PD. Do ta shohësh kur të dalësh jashtë, do ta pres gjuhën, i ka thënë Melëngu. Joana Melëngu, është e njëjta që më 20 prill 2021 u kap në flagrancë duke ndarë ndihma ushqimore në këmbim të votës. Me paturpësi, në shkelje flagrante të ligjit, shantazhon e kërcënon një vëzhgues të PD. A e kuptoni zotërinj çfarë po ndodh këtu? Këtu në Komisionin Qendro të Zgjedhjeve në sy të të gjithë shqiptarëve ka njerëz që kërcënojnë me jetë përfaqësuesit e Partisë Demokratike…
Elvis Cefa: Zoti Logu faleminderit
Marash Logu: Ju zotëri po të ishit të ndershëm do të ndërprisnit këtë seancë dhe do të merrnit masa. Aty u kërcënua vëzhguesi. Kjo është skenë krimi, skenë krimi, e kuptoni se çfarë po ndodh sot. Rast i rëndë Joana Melëngu ka kërcënuar me jetë vëzhguesit e PD-së, është e njëjta që shpërndante ndihma. Ne nuk kemi frikë do t’i themi këto fakte me zë.
Koli Bele: Bobobo…Zoti Logu nëse…
Marash Logu: Kjo ka ndodhur para syve të të gjithë shqiptarëve.
Elvis Cefa: Ju e përsëritët tre herë fjalën…
Marash Logu: Mos ma hiqni audion
Koli Bele: Qetësohu
Marash Logu: Nuk qetësohem dot, është kërcënuar jeta e një qytetari e një vëzhguesi.
Elvis Cefa: Zoti Logu ju rikujtoj se jemi ende ne seancë. Pavarësisht se morët dhe tejkaluar të drejtën që ju dhashë për të folur, jam unë ende në drejtim të kësaj seance. Nuk ju lejoj në mënyrë kategorike përsëritjen e kësaj sjelljeje. Të gjithë kemi veshë. Ju dëgjojmë, çdo gjë është e regjistruar. Përsa i përket problemit që ju ngritët, që është shumë serioz, ju ftoj ju dhe KQZ-në që t’ju vërë në dispozicion pamjet filmike të kësaj salle dhe nëse vërtetohet, është një ndër gjërat më të rënda dhe më të patolerushme. Kjo nuk justifikon në mënyrë katogorike që ju të jepni deklaratë për shtyp në seancën që drejtoj unë.
Diskutime rreth kësaj post