Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet tek Unaza e Re ku policia ka blinduar zonën, ndërsa po zhvillohet protesta. Basha tha se përgjegjës për dhunën e sotme në protestën para Kuvendit është kryeministri Rama dhe ai do të paguajë për dhunën që është ushtruar ndaj protestuesve, por edhe për policen e plagosur.
“Rama do të paguajë për gishtat e humbura të efektives. Nuk ka pse plagosen policë pse mbrojnë antiligjin. Premtimi i Ramës politik, banesat nuk do të prishen.
Ai do paguajë për gishtat e polices. Ai do paguajë për vjedhjen 40 mln euro. Po përdor sot për vjedhjen dy faktorë, policinë dhe propagandën. Po vendos policinë dhe popullin përballë. Si qytetarët dhe policët. Ai s’njeh vija të kuqe, ai njeh vetëm vija të bardha që i heq me hundë. Do paguajë shtrenjtë për dhunimin e qytetarëve. Shpreh urimet e mia për një shërim sa më të shpejtë. I çoi të patrajnuar policët të kapnin kapsollat me dorë. Kush i goditi qytetarët, kush e goditi 60-vjeçaren? Dhunën e filloi Rama në Kuvend. E pe çfarë emrash u tha këtyre, e patë si i trajtoi? Ai është hajdut që përdor sharje raciste ndaj popullit të tij”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post