Ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Adonis Georgiadis sot në ditën që në Athinë mbahet samiti i BE-Ballkanit Perëndimor, ka dhënë një mesazh të qartë për Shqipërinë.
Adonis Georgiadis, duke folur në emisionin “Connections”, në ERT, ka kërcënuar hapur Shqipërinë duke thënë se “të harrojë financimin nga BE nëse Beleri nuk betohet”.
“Vendimi i Kyriakos Mitsotakis për të ftuar të gjithë të tjerët, përveç Ramës dhe që të gjithë të tjerët të jenë veç Ramës, mendoj se tregon se rasti i Fredi Belerit nuk kalon aspak i pakundërshtuar nga qeveria greke.
Ata që menduan se Kyriakos Mitsotakis do të rezultonte një kryeministër i butë në reagimin e tij për këtë çështje, e kishin gabim. Mesazhi për Shqipërinë sot është i qartë. Nëse vazhdojnë të pengojnë betimin e kryetarit të ri të Himarës, Fredi Bleri, do të duhet të harrojnë financimun e tyre evropian dhe paratë nga Evropa.
Shqipëria do ta paguajë shumë shtrenjtë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve të Vorio Epirit”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post