Lulzim Basha është rikthyer te Teatri Kombëtar për t’u takuar me mbështetësit e opozitës që protestojnë aty.
“Teatri Kombëtar është vija e kuqe me regjimin. Por ta dinë se ky është akt i pastër lufte. Qeveria po kërkon të vjedhë edhe në kohë pandemie” tha Basha.
“Rama dhe banda e tij sulen për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar për të vjedhur këtë pasuri, për të shkatërruar. Edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur. Këtë duan ta bëjnë në mënyrën më të dhunshme të mundshme.
Aleanca dhe qytetarët janë përballur me dhunë ndërkohë që është diçka që i takon të gjithë qytetarëve. Çdo hap përpara për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj artistëve e qytetarëve. I bëj thirrje demokratëve, mbështetësve të opozitës, të djathtëve e të majtëve.
Le ta presin zjarrin nga Surreli deri tek qendrat tregtare të oligarkëve dhe krimit të organizuar. Teatri është vija e kuqe”, theksoi Basha.
Ai shoqërohej nga Edmond Budina dhe Neritan Liçaj, që më herët kanë bërë thirrje publike për ta mbështetur Partinë Demokratike.
Kujtojmë se më herët, Lulzim Basha premtonte luftë dhe hakmarrje për zonën e “Astirit”. Protestë kjo që e braktisi dhe asgjë nuk ndodhi edhe pse “kampi blu” zotohej duke thënë se “Do ta mbrojmë me trupat tanë”.
Diskutime rreth kësaj post