Një zë, një moment për të kujtuar një jetë. Kështu ishte dhe sot surpriza për Ronela Hajatin kur dëgjoi zërin e të atit në një video të përgatitur për të.
Gazetari Ervin Kurti në programin e tij bëri bashkë miqtë e Ronelës për ta surprizuar dhe zëri i të atit e shtangu këngëtaren.
Ronela e emocionuar tha se këtë surprizë do ta mbante mend gjatë në jetën e saj.
Mes miqve që u ngjitën në skenë ishin, Sageri, Megi Shehu, Sara Kolami, Niko Komani, Sara Jaupaj dhe Anxhela Peristeri.
Miq nga ata që të mbështesin në ditë të mirë dhe të vështirë.
Diskutime rreth kësaj post