Autoritetet gjermane kanë bllokuar një mjet të tipit ‘Mercedes‘, i cili kishte si destinacion final Shqipërinë. Mësohet se policia kufitare gjermane kishte dyshime në lidhje me Mercedesin luksoz që po udhëtonte në drejtim të Austrisë.
Pasi është kryer kontrolli ka rezlutuar se atë e kishin vjedhur në Britaninë e Madhe, verën e kaluar. Ajo që i ka bërë autoritet gjermane të dyshonin ishte se kishte mospërputhje në dokumente.
22-vjeçar shqiptar, i cili duhet ta sillte ‘bishën luksoze’ në vendin tonë ka thënë se mjeti ishte shitur në Shqipëri për 15 mijë euro. I riu shqiptar është lënë i lirë, por është nisur drejt Londrës pa makinën.
Diskutime rreth kësaj post