Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka bërë me dije se është në përfundim të fazës të zhvillimit të lejes së udhëtimit, një leje digjitale shëndetësore për rihapjen e sigurt të kufijve.
Në fund të vitit do të zhvillohen provat e para të këtij sistemi të ri, .ndërsa i gjithë sistemi është planifikuar të implementohet në tremujorin e parë 2021.
IATA gjithashtu ka kërkuar ngritjen e infrastrukturës së nevojshme që duhet të jetë:
Qeveritë të ketë mundësi për verifikimin e vërtetësisë së testeve dhe identitetin e atyre që e paraqesin.
Linjat ajrore të kenë aftësinë për të siguruar informacion të saktë për pasagjerët e tyre dhe të vlerësojnë nëse pasagjerët e tyre përmbushin kushtet për të fluturuar.
Laboratorët të kenë mundësi të lëshojnë certifikata digjitale të cilat do të njihen nga qeveritë.
Udhëtarët të kenë informacion të saktë se ku mund të testohen dhe vaksinohen, dhe si ta paraqesin në mënyrë të saktë këtë informacion te kompanitë ajrore.
Diskutime rreth kësaj post