Andi Bushati vë një studio televizive foli për hetimet e politikanëve nga SPAK dhe faktin që i gjithë fokusi është te krerët e opozitës, ndërkohë që aferat e mëdha po kalohen si vepra të zyrtarëve të niveleve të ulëta.
Bushati tha se në korridoret mediatike, po flitet për një arrestim të mundshëm të Metës ose Kryemadhit dhe se ai mund të ndodhë në ditët në vijim. Sipas analisit, ekziston mundësia që ta mbyllim vitin me krerët e opozitës në burg.
“Këtu do të zbatohet projekti i Ramës, ambasadës amerikane dhe SPAK për asgjësimin e opozitës.
Çfarë ka bërë kjo mazhorancë? Përgatitën ligj, se kush ka qenë sekretar partie nuk ka të drejtë të kryesojë parti. Metën donin ta shkarkonin me Gjykatën Kushtetuese, pastaj i thanë spiun dhe përgatitën ligj që spiunët nuk do të jenë më në politikë. Pastaj Sali ziun e sorollasin për vulë. Pastaj i thanë nuk ke të drejtë për komisionerë. Ore, mundet ta shohësh këtë SPAK si një mish të huaj në një autokraci ku gjithçka është programuar për asgjësimin e opozitës?
Duhet të më duket vetja shumë idiot dhe shumë naiv të mos i shoh këto gjëra të lidhura. Ziejnë të gjithë gazetarët, që hë me sot dhe nesër, do të marrin Monikën apo do të marrin Ilirin…
Nëse e mbyllim këtë vit me liderin kryesor të opozitës në arrest shtëpie. Nëse e mbyllim ose me burrin dhe ose me gruan, të partisë së dytë më të madhe dhe me përfaqësuesin më përfaqësues të minoritetin më të madh në Shqipëri, në qeli, ju të më thoni se kjo është demokraci dhe këtu mund të bëjmë edhe drejtësi të pavarur? Këtë fabul nuk e kapërdij dot”, tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post