Numri 2 i PD, Edi Paloka ka dalë me një paralajmërim të fortë kërcënues për deputetët që pritet të votojnë sot në Kuvend ndryshimet për Kodin Zgjedhor.
Paloka shkruan se asnjë nga ata që kanë hyrë në atë Parlament me votat e opozitës, nesër do të harrohen.
“Ata, duke shkelur mbi besimin dhe interesat jetike të shqiptarëve, po mbajnë me frymëmarrje artificiale qënien me të urryer, të keqen më të madhe që ju ka rënë shqiptarëve
Po të jene të bindur që nuk do të kenë mundësinë të zhduken neser si hije, pa mbajtur përgjegjësi…Ndëshkim do ketë dhe për shërbëtorët!”, – shkruan Paloka.
Postimi nga Edi Paloka:
“Jam marrë me Ramën deri tani dhe me të drejte, ai është e keqja e këtij vendi.
Po mos mendojë asnjë nga ata që kane hyrë në atë Parlament me votat e opozitës se nesër do të harrohen!
Ata, duke shkelur mbi besimin dhe interesat jetike të shqiptarëve, po mbajnë me frymëmarrje artificiale qënien me të urryer, të keqen më të madhe që ju ka rënë shqiptarëve !
Po të jene të bindur që nuk do të kenë mundësinë të zhduken neser si hije, pa mbajtur përgjegjësi…Ndëshkim do ketë dhe për shërbëtorët!” – shkruan Paloka.
Diskutime rreth kësaj post