Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë me dije ditën e sotme se në datën 2 shtator PD do mbledhë Kuvendin Kombëtar.
Sipas tij, në këtë Kuvend do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e PD.
Postimi i plotë:
Në 2 Shtator Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj.
Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, nisëm përgatitjen për hapat e rradhës që do ta kthejnë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës.
Partia Demokratike mundet dhe do ta bëjë këtë, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve, në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve.
✅ Listat e hapura;
✅ Vetting-u në politikë;
✅ Kufizimi i mandateve;
✅ Vota e diasporës;
✅ Zgjedhja e Presidentit nga populli.
Përmes këtyre propozimeve, të mbështetura gjerësisht nga qytetarët, ne mund ta ndryshojmë rrënjësisht sistemin politik, duke bërë të mundur që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë thjesht rotacion, por një ndryshim të vërtetë, ashtu siç shqiptarët presin e meritojnë.
https://www.facebook.com/100044557144125/posts/pfbid0qNNJRREtWZi5XyWigJN9g1xnUcJdocY6X831cxwGvZTzkwJMA8JpKzm3jJStgYrSl/?mibextid=cr9u03
Diskutime rreth kësaj post