Analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se do të ketë persona të tjetër që do të shpallen “non grata” në vendin tonë. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se kësaj radhe në listën e zezë do të futen persona që janë pjesë e pozitës.
“Pa diskutim që do të ketë persona të tjerë që do të shpallen ‘non grata’. Unë mendoj se prapë do të jetë në nivele të larta, dhe ndaj opozitës dhe ndaj pozitës. Besoj se tashmë i pari do të goditet nga pozita dhe pastaj nga opozita. Kjo do bëhet për të mbajtur të ekuilibruar shtetin” – tha ai.
Analisti Shpëtim Nazarko tha se opozita do të shkonte drejt fitores nëse partitë e vogla do të mblidheshin në një.
“Berisha nëse do të zgjedhë një sigël tjetër dhe do të kuptojë qëllimin strategjik që gjatë rrugës në mënyrë të qetë formacioni i tij së bashku me të tjerët mund të arrijnë në majë dhe pastaj të ndajnë së bashku llogaritë. Sistemi zgjedhor që kemi ne të bën të humbësh më shumë se sa ke humbur më përpara.
Një lojtar i mirë duhet të bashkojë copat, atëherë ai mund krahasohet me partinë kundër. Nëse bashkohen më pas duhet të realizojnë dy qëllime, fitoren e opozitës nëse e ka opozitën dhe njëkohësisht krahasimin real me ata që do të ngelen në logon nëse ajo do i përkasë Bashës” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post