Meteorologu grek Sakis Arnaoutoglou ka parashikuar një tjetër valë të nxehti në rajon brenda muajit gusht. Në një status në rrjetet sociale ai shprehet se temperaturat do të rriten deri në 39 gradë celcius.
Ndryshimi i temperaturave pritet të nisë nga mesi i javës së ardhshme, veçanërisht të mërkurën dhe të enjten në pjesën lindore të Greqisë.
Rënia graduale e temperaturave do të rikthehet përsëri të shtunën dhe të dielën e ardhshme.
Kjo verë është konsideruar nga meteorologët si një nga të më nxehtat përgjatë viteve të fundit.
Diskutime rreth kësaj post