Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh i bindur se nuk mund të ketë një koalicion Rama-Basha në zgjedhjet e 25 prillit.
Deklarata e Patozit:
“Nuk mendoj se do ta bëjë Basha. Mund ta bëjë ndonjë nga këta të lodhurit që duan të kapin diçka. Unë mendoj se kjo nuk ka për të ndodhur, ska për të ndodhur 100%.
Kjo klasë politike e ka këtë koshiencë që kjo të mos ndodhë, por nuk besoj se dhe ndërkombëtarët do ta lejojnë. Është një skenar që nuk ka për të ndodhur. Në Shqipëri do të jetë një betejë midis opozitës dhe qeverisë”, tha Patozi në emisionin “Java”.
Diskutime rreth kësaj post