Sipas jursitit Kreshnik Spahiu, në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, do të ketë skandale të mëdha në politikën në vend.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se shtete partnere të Shqipërisë, do të hapin dosje të bujshme për liderë politikë shqiptarë, në mënyrë që t’i detyrojnë ata që të largohen nga politika.
“Unë mendoj që partnerët, shërbimiet partnere, por edhe vendet partnere të NATO-s, në prag të zgjedhjeve të 2025-s, do nxisin parlamentin shqiptar për miratimin e dispozitave të tjera për lustrimin, me qëllim që disa liderë politikë, t’i detyrojnë të largohen nga politika duke u publikuar dosjet, dosje të cilat këto shërbime i kanë.
Nuk do nxjerrin vetëm bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, por edhe bashkëpunëtorët e spiunët e shërbimeve anti-shqiptare, përfshirë Rusinë dhe Iranin. Do kemi skandale të mëdha. Unë nuk mendoj dhe besoj te arrestimet. Unë mendoj që shtetet partnere do të largojnë nga politika, me dosjet e tyre disa liderë politikë në Shqipërui, duke u hequr të drejtën ligjore që ata të kandidojnë në parlament”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post