Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë bërthama e Prokurorisë së Posaçme që do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin te zyrtarët e lartë.
“Do të duhen të paktën dhe 6 muaj”, kështu ka deklaruar kreu i KLP-së Gent Ibrahimi i pyetur nga A2 se kur do të jetë gati BKH-ja. Sipas tij, tani që SPAK-u ka filluar punën, do të duhen të paktën 6 muaj për të organizuar Byronë Kombëtare të Hetimit.
“SPAK është shndërruar në një simbol të pritshmërisë, të shpresës së shoqërisë tonë për një fillim të ri. Në këto kushte, unë mendoj se SPAK është mundësia jonë për një fillim të ri. Nuk desha që pesha e përgjegjësisë, që më të drejtë rëndon mbi ta, të peshojë aq shumë sa të thyejë këtë krijesë të re që në ditët e para”, tha Ibrahimi.
Diskutime rreth kësaj post