Saimiri dhe Generda kanë udhëtuar kësaj here drejt fshatit Dhërmi, ku kanë shijuar natyrën dhe detin.
Nuk kanë munguar bisedat e këndshme mes tyre, teksa Saimiri u shpreh se ka më shumë se pëlqim ndaj bukuroshes që ka ardhur nga Gjermania për të.
Madje ai e falenderoi për përpjekjen që ajo ka bërë për të qenë pranë tij.
Saimiri: Tani ka ardhur koha që ne të flasim hapur për çdo gjë.
Generda: Shyqyr! Thonë që ku ka det ka mbret, por mbreti…
Saimiri: Mbreti do edhe mbretëreshën!
Generda: Mezi po pres që të mbarojnë këto dy javë, që të gjithë ëndrrat që kam me ty të realizohen.
Saimiri: Sot dua që ta ndjej Generdën jo vetëm me fjalë, por çfarë ka në zemër, çfarë ndjen.
Generda: Shpresoj që sonte këtë dëshirën tënde ta realizojmë. Ku do doje ti Saimiri t’i kaloje ditët e tua të pleqërisë?
Saimiri: Mendoj të rikthehem në Shqipëri për pleqërinë dhe të jem diku në bregdet, në një shtëpi të vjetër, ndoshta dhe një fshat si ky që është qetësi.
Më kujtohet nga nata e parë që zbrite shkallët dhe deri tani ka kaluar koha shumë shpejt. Çdo takim me ty dhe çdo moment e kam shijuar vërtetë.
E kam vlerësuar shumë që ke luftuar nga dita e parë deri sot për të arritur qëllimin që të përfundojmë bashkë. Prandaj dua të të falenderoj që ke ardhur këtu për mua.
Generda: Edhe unë sot u kënaqa shumë. Erdha me mendimin se Saimiri është djali perfekt, djali ideal që çdo vajzë do të donte ta kishte pranë vetes. Nuk më ke zhgënjyer aspak. Ky emocion po vjen dhe po rritet. Nuk e di se çfarë është, por e di që është diçka shumë e bukur. Çfarë ndjen ti kur më shikon mua.
Saimiri: Kur nuk të shoh, mezi pres të të shoh prap! Unë kam më shumë se vetëm pëlqim ndaj teje.
Veç të tjerash, Saimiri dhe Generda kanë folur për rëndësinë e familjes në jetë, teksa i kanë kërkuar njëri-tjetrit këngën me të cilën do ta përshkruanin marrëdhënien e tyre.
Generda: Do doja të dija nga Saimiri se me cilën këngë na përshkruan ne të dy.
Saimiri: Nuk e di a e ke dëgjuar këngën e Enrique Iglesias, “Hero”.
Generda: Do jesh heroi im?
Saimiri: Shpresoj! Ke menduar një këngë që të na e dedikoje ne të dyve?
Generda: Është ajo kënga e Loredanës.
Saimiri: E kishe imagjinuar se do ishe deri këtu?
Generda: Po sepse e di me çfarë qëllimesh kam ardhur. Dhe jo sepse kishte edhe shumë vajza të tjera dhe këtë nuk mund ta parashikoja, ishte 50% me 50%.
Saimiri: Mendoj edhe ti ke arritur një pikë në jetë që ke plotësuar disa ëndrra dhe do të krijosh një familje.
Generda: Në jetë nuk mund të realizohesh asnjëherë aq sa do. Ka njerëz që arrijnë dhe të tjerë që nuk arrijnë. Unë çfarë kam dashur e kam bërë dhe një nga qëllimet është të krijoj familjen time.
Saimiri: Familja është gjëja më e rëndësishme në botë. Unë u kënaqa shumë sot me ty, kalova më bukur nga çfarë e mendova.
Dua të dish që çdo gjë që kam thënë, apo kam bërë deri tani, ka qenë e vërtetë sepse kështu e kam ndjerë. Shpresoj që të të kem dhënë atë sigurinë që ty të duhet për të realizuar ëndrrën që kemi.
Generda: Pa diskutim që ma ke dhënë, sidomos sonte, dhe unë jam ndjerë shumë mirë me ty dhe të falenderoj./tvklan
Diskutime rreth kësaj post