Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani paralajmëron se pas gjykatësve dhe prokurorëve radhën e kanë OJQ-të që të japin llogari për pastrimin e parave.
Jo vetëm kaq, por Manjani shkruan se të gjithë në vendin tonë pastrojnë para.
“Pas gjykatësve dhe prokurorëve, radhën e kanë OJQ që të japin llogari për pastrimin e parave…!!!
Të gjithë pastrojnë para në këtë vend! Gjykatës, prokurorë, OJQ, gazetarë, avokatë, opozitarët po e po, pastrojnë para. I gjithë populli pastron para.
Vetëm koncensionarët, offshorsat dhe kullaxhinjtë anonimë që punojnë me leje nga qeveria jo. Ata janë të ndershëm…
Ore e meritojmë këtë qeveri që kemi!”, – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post