Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave pas përmbytjeve të vendit në fundjavën që kaloi.
Ajo ka zgjedhur qe te ndihmojë familjet e prekura nga përmbytjet me rrogën e saj mujore si kontribut. Kështu tha ministrja e Arsimit Lindita Nikolla sot në një takim drejtorët e shkollave të vendit, ku u diskutua pas situatës së krijuar nga përmbytjet.
“Ndihmë shkollave në vështirësi dhe kolegëve tanë. Të kultivojmë solidaritetin dhe ndihmën. Ky është rasti më i mirë që këto vlera t’i kultivojmë. Duhet të vijojmë me kontribute për zonat që pësuan përmbytjet. Disa gjimnaze kanë mbledhur ndihma në ushqime dhe libra. Ndihmë e koordinuar aty ku ka më shumë nevojë. Janë në dispozicion dy numra llogarie ku ne do mundësojmë ndihmën tonë për shkollat që kanë pësuar dëme. Edhe unë do dedikoj rrogën time mujore për familjet. Ndihma juaj është e vyer”- u shpreh ministrja Nikolla.
Diskutime rreth kësaj post