Kryeministri Edi Rama ka ftuar Lulzim Bashën që të pranojë dialogun dhe të ulen në një tryezë për të diskutuar për tre nismat e opozitës dhe mos të kërcënojë me ultimatume.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend Rama “thumboi” edhe Kryemadhin në momentin që Lulzim Basha përmendi kafshimet.
“Se dole deri te kafshimet se ke qenë aleat me dikë që kafshonte deri dje. Goxha burrë. Se nuk je goxha burrë prandaj e the. Nuk je në ëndërr është ora 12 e drekës, zgjohu lëri këto. Kafsho, kafsho. E di nga e ke, aleati që ke pasur në krah, kafshime në vesh në qafë” tha Rama, duke iu referuar “kërcënimit” të Monika Kryemadhit në 17 Maj 2020 pas shembjes së teatrit, që tha se “Jam këtu për të protestuar aq sa kam mundësi të bëj sot. Unë do ja ha veshin Edi Ramës kaq po u them” tha Kryemadhi asokohe.
Diskutime rreth kësaj post